"Vatra" kërkon reciprocitet, të ndalohen tekstet mësimore të Serbisë në Kosovë
Lokale

"Vatra" kërkon reciprocitet, të ndalohen tekstet mësimore të Serbisë në Kosovë

02.Mar.2016 12:41
0
Ndaj vendimit të djeshëm organeve qeveritare të Serbisë për kthimin e teksteve mësimore në Kosovë ka reaguar edhe lëvizja "Vatra", e cila ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndërmerr masa të reciprocitetit në fushën e arsimit, raporton Titulli.com.

Lëvizja “Vatra” ka dënuar vendimin e qeverisë së Serbisë për kthimin e teksteve mësimore në Kosovë.

Gentiana Shabani, kryetare e Lëvizjes Qytetare “Vatra”, i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që mos të mbyllin sytë ndaj këtij diskriminimi që po bën Serbia ndaj nxënësve të Luginës së Preshevës.

“Tekstet mësimore në gjuhën shqipe të cilat Serbia po i kthen mbrapa në Kosovë, kanë qëndruar në terminalin doganor të Preshevës prej datës 9 shtator 2015. Lëvizja Qytetare “Vatra” kundërshton kthimin e librave për në Kosovë dhe kërkon që këto libra të shkojnë në destinacionin për çka edhe janë dhënë donacion nga Ministria e Arsimit e qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e “Vatrës”.

Kryetarja Shabani ka thënë se librat duhet të shkojnë tek nxënësit shqiptarë në Luginë e mos të kthehen në Republikën e Kosovës, në të kundërtën Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të marr masa të njëjta reciprociteti në fushën e arsimit, ku si masë e reciprocitetit të jetë ndalimi i përdorimit të teksteve mësimore të Republikës së Serbisë në Republikën e Kosovës./Titulli.com/

Mbështetja evropiane e brendimit të produkteve dhe vendosja e standardeve në Serbinë juglindore dhe jugperëndimore
Serbët edhe me një listë zgjedhore në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration